Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, nëpërmjet një kumtese për media e ka akuzuar ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, për paaftësi për menaxhimin e arsimit në vend.

Nga kjo parti thonë Carovska akoma mendon për “skenarët” për ndjekjen e mësimit nga nxënësit në vitin e ri shkollor.

“Dhjetëra ditë para fillimit të vitit shkollor, as prindërve, as mësuesve, as nxënësve nuk iu tregua një libër i vetëm mësimor për klasën e parë dhe të katërt sipas Konceptit të ri për reformat në arsimin fillor. Gjithashtu nuk janë tekstet për klasët tjera, por edhe për shkollat ​​e mesme profesionale”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se gjithashtu mungojnë dëftesat e nxënësve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Me Carovskën nuk ka as libra, as dëftesa, as plan për mbajtjen e mësimit shkruan Telegrafi.