Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski kishte takim me kryeministrin bullgar, ndërsa nga partia e tij thonë se Mickoski ka mbajtur të njëtat qëndrime që tashmë publikisht janë të njohura.

Në takim, sipas partisë së Mickoskit u bisedua për gjendjen aktuale lidhur me marrëdhëniet e dy vendeve.

“Ajo që u theksua ishte nevoja për ndërtimin e besimit, marrëdhënie të hapura dhe ndërlidhje me tema dhe fusha ku është i mundshëm bashkëpunimi dhe përfitimi i përbashkët për qytetarëve e dy vendeve”, thuhet në njofti.

Ata theksojnë se është folur për nevojën e bashkëpunimit që sigurojnë të ardhme, investime në arsim, shkencë, korridorin 8 dhe projekte të tjera të rëndësishme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mickoski në takim ka theksuar se në vend të bllokimeve nevojiten ura dhe marrëdhënie të hapura./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Mickoski në takim me kryeministrin bullgar mbajti qëndrimet që tashmë janë të njohura shkruan Telegrafi.