OBRM-PDUKM: Mosmarrja e mjeteve nga BE për luftën kundër COVID-19 është turp për Qeverinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misajllovski sot tha se është e turpshme që Bashkimi Evropian ka vendosur që të mos ndajë mjete për Maqedoninë në luftën kundër coronavirusit.

“Kjo është Qeveri e turpshme, e patë çfarë dëgjuam edhe nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane se ata kanë punuar shumë mirë dhe për këtë shkak nuk kanë marrë mjete. Po ashtu nuk ka investime të huaja, dhe nuk jemi pjesë e 530 milionë eurove nga BE-ja, nuk ka fabrika të reja, nuk ka reforma, nuk ka shkolla të reja, asgjë nuk ka në Maqedoni”, tha Misajllovski.

Ai shtoi se kjo qeveri është e paaftë dhe se shtetit i duhen sa më shpejt zgjedhje të parakohshme kuvendare.

“Kjo Qeveria e paaftë duhet të ikë”, pohon Misajllovski duke quar Qeverinë si kriminele dhe mafioze./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Mosmarrja e mjeteve nga BE për luftën kundër COVID-19 është turp për Qeverinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy