Nga OBRM-PDUKM akuzojnë drejtorin e Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erold Musliun, se ka ndikuar që bashkëshortja e tij, bashkë me bashkëshorten e zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, të fitojë grant në vlerë të 620 mijë eurove.

“Le të tregojë Musliu se në cilin shtet evropian apo të NATO-s qeveria lidh marrëveshje me një konsorcium të organizatave joqeveritare të gruas së një ministri dhe gruas së një drejtorit të një shërbimi të zbulimit, pas së cilës marrëveshje, u vihet në dispozicion një grant prej 620 mijë eurove? Musliu të mos përpiqet të justifikohet me përkatësinë e tij etnike”.

Lexo po ashtu
U akuzua nga OBRM-PDUKM për ndikim në qeveri, Musliu: Unë dhe bashkëshortja ime një kohë të gjatë jemi cak i sulmeve, Kovaçki të kërkojë falje

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk kalon kjo në publik. Ky është një nënvlerësim i plotë i inteligjencës së qytetarëve. Këtu bëhet fjalë për dyshim konkret për keqpërdorim dhe tregti me ndikim, shumë karakteristik për zyrtarët e këtij pushteti të BDI-së dhe LSD-së”, thonë nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Musliu të mos justifikohet me përkatësinë etnike, ka dyshime që ka ndikuar që bashkëshortja e tij të fitojë grant prej 620 mijë eurove appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";