OBRM-PDUKM në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv që u mbajt sot në mëngjes ka sjell vendim që të autorizoj kryetarin e partisë Hristijan Mickoski që të mos pranohen ndryshimet kushtetuese, nën diktat.

“Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk guxon të jetë. Miratimi i ndryshimeve kushtetuese kur është i sulmuar identiteti kombëtar i popullit maqedonas, dhe kur kontestohet gjuha, historia dhe kultura nuk paraqet kurrfarë hapi përpara.

Komiteti Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së në emër të shumicës së qytetarëve kërkon një mundësi të barabartë njëjtë sikur që e kanë shtetet tjera kur qasen drejt integrimit në BE”, deklaroi nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski.

OBRM-PDUKM: Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk guxon të ketë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";