Nëse LSDM-ja nuk do të ishte e paaftë, do të vazhdonte me gazsjellësin për në Greqi në vitin 2017, OBRM-PDUKM la projekt dhe mjete të siguruara, thonë nga partia opozitare.

“Projekti për interkonektorin me Greqinë është nënshkruar nga OBRM-PDUKM në vitin 2016, ndërsa paratë për projektin janë siguruar në vitin 2017.

Pastaj LSDM-ja në vend që të vazhdojë me realizimin, pa arsye e ndaloi. Sikur LSDM-ja të kishte pak kapacitet për të realizuar projekte strategjike, tani gazi do të kishte i gjithë vendi, në çdo qytet, në çdo fshat.

Pas 5 vitesh shteti nuk është një hap i vetëm përpara, por një hap prapa. Është koha për ta ndryshuar atë. Zgjedhjet sa më shpejt”, tha OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Nëse LSDM nuk do të ishte e paaftë, do të kishte vazhduar me gazsjellësin për në Greqi në vitin 2017 shkruan Telegrafi.