OBRM-PDUKM: Nuk do të lejojmë ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve pa garanci me shkrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM kurrë nuk do të pranojë dhe lejojë hapjen e Kushtetutës së Maqedonisë në kuadër të negociatave me Bullgarinë për të ndryshuar preambulën, thuhet në kumtesën e partisë opozitare.

“OBRM-PDUKM kurrë nuk do të pranojë dhe lejojë që Kushtetuta e Maqedonisë të hapet në negociatat me Bullgarinë për të ndryshuar preambulën, pa garanci paraprake të shkruara për historinë tonë, për gjuhën tonë maqedonase, pa fusnota artificiale, për veçantinë dhe diversitetin tonë kulturor.

OBRM-PDUKM kurrë nuk do të pranojë të përmbushë kërkesat e Deklaratës Bullgare, sepse kjo do të nënkuptonte mohimin e gjuhës, historisë dhe popullit maqedonas. Ky është qëndrim jo vetëm i OBRM-PDUKM-së, por edhe i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë.

Kovaçevski i shtyrë nga dëshira nuk mund ta kënaqë Petkovin që të bëjë llogari kundër interesave shtetërore dhe interesave të popullit në Maqedoni”, thonë nga atje./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Nuk do të lejojmë ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve pa garanci me shkrim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy