OBRM-PDUKM: Nuk ka dëftesa, tabela dhe dokumente personale.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Maqedonia me qeverinë e Zaevit po fundoset”.

“Për shkak të paaftësisë së tyre, qytetarët nuk mund të marrin shërbime bazike nga shteti. Qytetarët nuk mund të nxjerrin pasaportë, letërnjoftim, leje vozitje, dokumente personale me të cilat udhëtohet, nuk mund të nxjerrin tabela për automjete ose nxënësit të marrin dëftesa”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia thonë se qytetarët dhe shteti janë peng i mosdijes së LSDM-së, paaftësisë, papërgjegjësisë dhe bizneseve kriminale.

“Gënjeshtrat se qytetarët janë fajtorë, jo vetëm që nuk mbajnë, por janë përçmim ndaj intenegjencës së popullit. Qeveria e Zaev ka qenë e detyruar të sigurojë dëftesa, tabela dhe dokumente personale, të parasheh dhe të blejë, për shkak se kjo është detyra themelore dhe për këtë paguhen nga paratë e qytetarëve. Në fakt pse ekziston qeveria kur nuk mund të merren gjërat elementare? Me këtë dëshmohet se janë krejtësisht të paaftë dhe deri tani është dashur të kemi dorëheqje”, thonë nnga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

 

OBRM-PDUKM: Nuk ka dëftesa, tabela dhe dokumente personale. shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy