OBRM-PDUKM: Nuk ka ndryshime kushtetuese pa mbrojtje të identitetit dhe gjuhës maqedonase

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Maqedonia në BE dhe identiteti i ruajtur, për Kovaçevskin është më e rëndësishme që BDI të mos jetë opozitë, sesa Maqedonia të ecë përpara, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM pas takimit të djeshëm në mes Kovaçevskit dhe Mickoskit.

“Kryetari Mickoski dha 3 data të mundshme për zgjedhje në vjeshtë, pas së cilës OBRM-PDUKM si fituese është e gatshme të formojë qeveri me të gjitha partitë përveç BDI-së, e cila do të jetë qeveri e unitetit të gjerë kombëtar.

Qëllimi i qeverisë do të jetë ruajtja e identitetit maqedonas dhe integrimi në BE. Përkatësisht, kryetari Mickoski do të bisedojë personalisht me disa kryeministra të vendeve anëtare të BE-së, në Këshillin e ardhshëm, për të votuar për konfirmim apo garanci për identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, se nuk do të kontestohen.

Me një dokument të tillë le të dalim para qytetarëve dhe të konfirmojmë se kemi një konfirmim të qartë dhe se BE-ja qëndron pas mbrojtjes së identitetit, gjuhës, kulturës dhe historisë sonë shekullore”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Nga atje shtojnë se gjithashtu duhet të kërkohet një paketë nga Komisioni Evropian për të mbështetur qytetarët dhe bizneset e Maqedonisë në procesin e negociatave, me qëllim të përmirësimit të konkurrencës së tyre në tregjet evropiane në pritje të integrimit./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Nuk ka ndryshime kushtetuese pa mbrojtje të identitetit dhe gjuhës maqedonase shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy