OBRM-PDUKM: Objekti i qeverisë shërben për mbledhje qeveritare jo për takime me partnerë koalicioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare OBRM-PDUKM e quan skandaloz takimin e sotshëm të partnerëve të koalicionit qeverisës në objektin e qeverisë, pasi sipas tyre ai objekt nuk është ndërtuar për ato qëllime.

“Liderët e partive politike që janë pjesë e koalicionit qeverisës nuk janë qeveritarë apo ministra që të takohen në qeveri dhe të mbajnë mbledhje koalicioni. Qeveria është për mbledhjet e qeverisë, të kryeministrit dhe ministrave, e jo të kryetarit të LSDM-së Kovaçevski, Ali Ahmetit dhe partnerëve të tyre të Koalicionit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Partia shton se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka treguar se nuk ka kapacitet për të udhëhequr në kohë krize dhe se “ndonëse e di se nuk ka njohuri për ta nxjerrë vendin nga kriza për arsye egoiste, ai nuk dëshiron zgjedhje, thjesht për të qëndruar në pushtet dhe për të vjedhur”.

Kovaçevski, thonë nga OBRM-PDUKM nuk ka thënë se çfarë mendon për propozimin francez.

Advertisement

“A mendon Kovaçevski se dikush e beson kur thotë se nuk e di se cili është propozimi francez apo se nuk e ka parë? Përsa i përket krizave, veçanërisht në fushën e energjisë elektrike, kjo qeveri është më e papërgjegjshme. Kanë kryer krime në REK dhe ELEM, kështu që tani nuk prodhohet mjaftueshëm energji elektrike, e cila mbulohet nga importi i shtrenjtë. Varfëria që është gjithnjë e më e pranishme është faji i LSDM-së dhe BDI-së. Njerëzit paguajnë ushqime deri në 100% më të shtrenjta. Krimi, korrupsioni dhe papunësia e LSDM-së dhe BDI-së nuk janë zgjidhje për Maqedoninë. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare një orë më shpejt”, shtoi OBRM-PDUKM në deklaratë.

Ndryshe, protesta e OBRM-PDUKM-së e mbajtur mbrëmë para objektit të qeverisë, u konsiderua nga LSDM si protestë e dështuar dhe pa sens.

OBRM-PDUKM: Objekti i qeverisë shërben për mbledhje qeveritare jo për takime me partnerë koalicioni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy