OBRM-PDUKM: Ora policore nuk është zgjidhje, populli i pret vaksinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, vlerëson se vendosja e orës policore nuk është zgjidhje dhe se populli pret vaksina.

Nga kjo parti thonë se pushteti e ka gabuar strategjinë kundër COVID-19 që nga fillimi.

“Masat ishin të vonuara dhe joefikase. Kur OBRM-PDUKM propozoi testim masiv dhe kufizime, Zaev dhe Filipçe vraponin pas tenderëve. Kur e gjith bota blinte vaksina, Zaev dhe Filipçe sërish ishin pas tenderëve”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Më tej shtojnë se nëse Qeveria do të ishte përditësuar, tani nuk do të kishte nevojë për kufizime./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Ora policore nuk është zgjidhje, populli i pret vaksinat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy