OBRM-PDUKM: Partnerët e koalicionit në qeveri të refuzojnë propozimin e Parisit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partnerët e koalicionit në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së ta refuzojnë propozimin e Parisit, përndryshe janë bashkëpunëtorë të Kovaçevskit, reagojnë nga OBRM-PDUKM dhe shtojnë se RDM, LDM, Partia e Pensionistëve, OBRM-Popullore dhe partnerët tjerë të koalicionit në pushtet të LSDM-së dhe BDI-së duhet të dalë menjëherë dhe të refuzojë propozimin nga Parisi.

“Nëse dalin dhe e refuzojnë propozimin dhe i kthejnë shpinën Kovaçevskit, ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse ta refuzojë vetë, edhe pse tashmë e ka miratuar dhe pranuar, para se të dalë zyrtarisht në publik.

Nëse tani partitë në Koalicion i kthejnë shpinën Kovaçevskit dhe Ahmetit, nuk do të mund të bëjnë asgjë për propozimin, sepse nuk do të kenë as shumicën prej 61 deputetësh. Partitë më të vogla në Koalicion të dalin nga hija e LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në deklaratën e partisë opozitare./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Partnerët e koalicionit në qeveri të refuzojnë propozimin e Parisit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy