OBRM-PDUKM: Pendarovski nënvlerëson SHBA-në duke emëruar për ambasador Frçkoskin në OKB

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gabim i rëndë i Pendarovskit, burri që rrahu gratë do ta përfaqësojë vendin në OKB, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj dekretit të nënshkruar nga presidenti Stevo Pendarovski.

Partia opozitare akuzon se Lubomir Frçkoski është një burrë që është raportuar se ka rrahur një grua në një parking.

“Ai është njeriu që akuzohej për pjesëmarrje në kontrabandën e naftës dhe cigareve në vitet 90-ta. Në kohën e Frçkoskit ndodhi atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov, i cili nuk u zbardh kurrë.

Lubomir Frçkoski është një njeri me të kaluar të dyshimtë, i cili do të mbahet mend për skandale dhe krime, SHBA nuk e pranuan Frçkoskin për ambasador në Uashington dhe tani Pendarovski po e dërgon në territorin e tyre në New York. Pendarovski nënvlerëson Shtetet e Bashkuara dhe dëmton reputacionin e Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

Pendarovski sot ka emëruar Frçkoskin për ambasador Fuqiplotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Pendarovski nënvlerëson SHBA-në duke emëruar për ambasador Frçkoskin në OKB shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy