Pas informacioneve për shtyrjen e pranim-dorëzimit të 8000 vaksinave kundër Covid-19, që janë pjesë e donacionit të Serbisë për Maqedoninë e Veriut, nga OBRM-PDUKM-ja opozitare kanë reaguar duke e akuzuar kryeministrin Zoran Zaev për paaftësi.

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Vonesa në pranim-dorëzimin e vaksinave që Qeveria Zaev e paralajmëroi për 10 ditë është pjesë e turpit dhe paaftësisë epike të Zaevit. Në vend që të justifikohen se edhe kjo është vetëm një perceptim, nesër ne presim që Filipçe të nënshkruaj dorëheqjen e tij dhe ta shpëtojë vendin nga paaftësia dhe turpi epik”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, Qeveria njoftoi se për shkak të harmonizimit të dokumenteve teknike, do të shtyhet pranim-dorëzimi i vaksinave, që ishte paraparë për sot në vendkalimin kufitar “Tabanoc”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

OBRM-PDUKM për vonesën e vaksinave: Paaftësi e Zaevit, Filipçe të jep dorëheqje shkruan Telegrafi.