Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve.

Zëdhënësja e kësaj partie, Marija Miteva, akuzoi Kovaçevskin se po lavdërohet që i ka rritur pagat, por, sipas saj, populli nuk di si ta kalojë muajin.

“Përderisa çmimet rriten dhe populli nuk di si ta kaloj muajin, Kovaçevski lavdërohet se i ka rritur pagat. Që është kulmi i marrëzisë! Këtë e përgënjeshtron personalisht edhe ministri i tij, Bujar Osmani, i cili publikisht u ankua se paga e tij është e vogël dhe nëse një muaj nuk merr pagë do t’i duhet të merr para borxh”.

“Paga e Bujar Osmanit është mbi 125 mijë denarë që është dyfish më e lartë se një shportë e konsumit për një familje katër anëtarëshe. Derisa Bujar Osmani nuk mund të jetoj me këtë pagë, si atëherë Kovaçevski pret që 99% e qytetarëve që marrin paga më të ulëta se Osmani do ta përballojnë muajin”, tha Miteva./ Alsat.mk

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Përderisa populli nuk di si ta kalojë muajin, Kovaçevski lavdërohet për rritjen e pagave appeared first on Telegrafi.