OBRM-PDUKM: Kovaçevski nuk dëshiron referendum, sepse e di se populli nuk do ta mbështesë kornizën negociuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga OBRM-PDUKM sot përmes një komunikate sërish kanë reaguar në lidhje me nismën për referendumin mbi të ashtuquajturin propozim francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave me BE-në.

Nga kjo parti thonë se populli duhet të ketë mundësi të shprehë qëndrimin përmes referendumit.

“Kovaçevski nuk dëshiron referendum, sepse e di se populli nuk do ta mbështesë kornizën negociuese që po e shtyn, që do të thotë bullgarizim dhe asimilim. Populli duhet të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij, Kovaçevski, i cili nuk ka mandat nga populli, nuk mund të marrë vendim për bullgarizimin e vendit dhe vendosjen e tij në një pozitë të caktuar.

Kovaçevski minon pozicionet maqedonase. Me kornizën e tillë siç i jepet mundësi Bullgarisë të bllokojë Maqedoninë sa herë që komisioni historik nuk pajtohet pas periudhave të caktuara, personave apo opinioneve. Me këtë Bullgaria mund ta bllokojë Maqedoninë derisa të pranohen tezat e saj për mohimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Është bullgarizimi që fshihet pas protokollit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Advertisement

OBRM-PDUKM: Kovaçevski nuk dëshiron referendum, sepse e di se populli nuk do ta mbështesë kornizën negociuese shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy