OBRM-PDUKM: Populli dëshiron dorëheqjen e Zaevit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM edhe sot ka kërkuar dorëheqjen e kryeministri Zoran Zaev për shkak të tragjedisë në spitalin e Tetovës. Më herët dorëheqje dhanë ministri dhe zv. ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani dhe dy drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi.

“Populli nuk dëshiron teatër nga Zaev, dëshiron dorëheqje që të ketë hetim objektiv. Dorëheqja e ofruar nga Filipçe u detyrua për shkak të presionit nga njerëzit.

Udhëzimet partiake për mbrojtjen e Filipçes në rrjetet sociale tregojnë se Zaev nuk e merr seriozisht detyrën e aksidentit në Tetovë.

Hetimi mund të jetë objektiv vetëm nëse Filipçe, Artan Grubi dhe Zaev japin dorëheqjen në mënyrë që të mos ketë ndikim politik në vetë hetimin në të cilin humbën 15 jetë.

Advertisement

Zaev të mos fshihet, port ë dale dhe të japë përgjigje. Heshtja sjell mosbesim dhe tregon se mbulohen dhe fshihen dëshmitë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Populli dëshiron dorëheqjen e Zaevit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy