minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
OBRM-PDUKM proteston në disa qytete, kërkohet mbrojtja e vijave të kuqe për identitetin maqedonas - Struga.info


OBRM-PDUKM proteston në disa qytete, kërkohet mbrojtja e vijave të kuqe për identitetin maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM-ja opozitare protestuan në disa qytete në vend. Sipas përfaqësuesve të partisë, protesta është mbipartiake për mbrojtjen e vijave të kuqe për mbrojtjen e identitetit.

Kumanova, Tetova, Velesi, Kavadari, Prilepi, Ohri dhe Manastiri janë qytetet prej ku OBRM-PDUKM dërgoi porosi për bashkimin e gjithë qytetarëve, ndërsa Zaev publikisht të kërkojë falje për ofendimet e bëra në intervistën e fundit për mediumin bullgar Bgnes. Opozita gjithashtu kërkon edhe dorëheqje nga kryeministri Zoran Zaev.

“Tani është koha të tregojmë kundërshtim, sepse Zoran Zaev dhe kompania e tij duan të na riemërojnë, duan të na nënçmojnë, duan të na përqeshin, ndërsa duan të na e ndryshojnë edhe identitetin. Asnjëri prej nesh të mos lejojmë që Zoran Zaev sërish të tregtojë me identitetin dhe gjuhën tonë, me kumanovarët- deklaroi Vllado Misajllovski, OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM proteston në disa qytete, kërkohet mbrojtja e vijave të kuqe për identitetin maqedonas appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy