Në vend të njoftimeve boshe që LSDM shkruan, le të inkurajohet Kovaçevski për takim lidershipi.

LSDM-ja, e mësuar nga praktika e saj që të mos marrë pjesë në punët e Kuvendit, dhe të marrë rrogë, nuk di se çfarë të kërkojë dhe të sajojë, nga frika e përballjes me qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, thonë nga OBRM-PDUKM.

“Me politikat e këqija dhe paaftësinë e pushtetit, Maqedonia po fundoset gjithnjë e më shumë. Qeveria e Kovaçevskit është pjesë e problemeve dhe nuk mund të jetë zgjidhje e tyre. LSDM duhet të përgjigjet se sa i ka kushtuar Maqedonisë mospjesëmarrja e tyre në Kuvend.

OBRM-PDUKM do të vazhdojë të marrë pjesë në mënyrë aktive të bllokojë ligjet e dëmshme”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Qeveria e Kovaçevskit është pjesë e problemeve dhe nuk mund të jetë zgjidhje e tyre shkruan Telegrafi.