OBRM-PDUKM: Qeveria e Maqedonisë aspak e hapur për dialog me opozitën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Bllokada aktive e paralajmëruar nga OBRM-PDUKM nuk është bojkot! LSDM-ja aktualisht po bojkoton, OBRM-PDUKM vetëm po bllokon dhe kjo ka dallim. Deputetët e OBRM-PDUKM-së shkojnë në punë dhe punojnë shumë më shumë se deputetët e qeverisë. Kryeministri Kovaçevski thotë se do të gjejmë mënyrën e funksionimit të Kuvendit. Unë e di se si do ti gjej ai ato mënyra, seancat do të caktohen në orën 23, do të caktohen 100 komisione në të njëjtën kohë, në mënyrë që deputetët e opozitës të mos vijnë. Tashmë është parë kjo punë nga LSDM-ja”, tha Sasho Klekovski, anëtar i Komisionit të OBRM-PDUKM-së.

Klekovski theksoi se propozimi i Mickoskit për takim liderësh me Kovaçevskin, përveç që do të propozonte zgjedhje të parakohshme, do të ofronte edhe bashkëpunim në sferën e ekonomisë, energjetikës, shëndetësisë dhe dy fusha të tjera.

“Përshkallëzimi në Parlament ishte i domosdoshëm dhe viktima e parë e përshkallëzimit në Kuvend është interpretimi autentik i ligjit për lojërat e fatit. Në atë ligj, BDI insiston që të kalojë një interpretim autentik që do të mundësojë formimin e një shorti të dytë. Pra, kur LSDM-ja thotë atë që po bllokohet, le të mos gënjejë, le të thotë të vërtetën”, sqaroi Klekovski.

Klekovski shtoi se është mjaft i shqetësuar që qeveria nuk është e hapur për dialog me opozitën.

Advertisement

Ai madje theksoi se duhet një kornizë për komunikim të rregullt mes qeverisë dhe opozitës.

Klekovski tregoi një shembull me propozimin për ndërtimin e qendrës klinike për të cilën u përfol aq shumë në kuvend.

Ai tha se OBRM-PDUKM nuk do të lejojë që shteti të marrë 500 milionë euro borxh për ndërtimin e një qendre klinike, kur dy qendra klinike të njejta janë ndërtuar në Beograd dhe Nish për 250 milionë euro, pra për gjysmën e çmimit të cilin e propozon LSDM-ja.

OBRM-PDUKM: Qeveria e Maqedonisë aspak e hapur për dialog me opozitën shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy