OBRM-PDUKM: Qeveria ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga OBRM-PDUKM akuzojnë pushtetin se ky është viti i pestë me radhë që viti shkollor nisë me probleme të mëdha, si mungesa e librave dhe dëftesave.

Zëdhënësja e kësaj partie Marija Miteva tha se Qeveria ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në kohë, dhe se askush nuk po mban përgjegjësi.

“Pagatishmëri e plotë është definicioni që mund ta përdorim me siguri kur bëhet fjalë për fillimin e shtatorit dhe fillimin e vitit shkollor. Fatkeqësisht, 1 shtatorin do ta presim pa tekste shkollore, pa dëftesa për vitin e kaluar, pa libra kryesore për mësues dhe shumë lëshime të tjera. Qeveria ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit në kohë, dhe ne nuk shohim përgjegjësi për këtë”, tha Marija Miteva nga OBRM-PDUKM.

The post OBRM-PDUKM: Qeveria ka dështuar të sigurojë tekstet shkollore për nxënësit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy