OBRM-PDUKM: Qeveria po shet lirë energjinë e tepërt në Shqipëri, ekonomia po shembet për shkak të çmimeve të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekonomia e Maqedonisë po fundoset për shkak të politikës së keqe energjetike të qeverisë. Industria është lënë në mëshirë dhe paguan energjinë elektrike 500% më shtrenjtë se vitin e kaluar. Në krahasim me kompanitë në shtetin përreth, ato të Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë dhe kështu humbasin konkurrencën e tyre. Në vend që të shesë tepricat e kompanisë shqiptare me çmim të volitshëm përmes marrëveshjeve të dyshimta, qeveria mund t’i ofrojë ato në tregun e brendshëm dhe në këtë mënyrë të ndihmojë ekonominë vendase, thonë ng OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se Qeveria po shet lirë energjinë e tepërt në Shqipëri, ndërsa ekonomia në vend po shembet për shkak të çmimeve të larta

“Për shkak të papërgjegjshmërisë, keqmenaxhimit dhe kriminalitetit të qeverisë antimaqedonase të LSD-së, qytetarët dhe kompanitë po e paguajnë fatkeqësinë ekonomike disafish nga xhepat e tyre. Para së gjithash, paguajnë kompanitë shtetërore që janë kthyer në një pus pa fund dhe humbësit më të mëdhenj në 5 vjet, pastaj paguajnë importet e shtrenjta me paratë e buxhetit dhe në fund e paguajnë rrymën me fatura gjigante.

Kjo duhet të ndalet. Kësaj duhet t’i jepet fund. LSD-ja antimaqedonase duhet të mbajë përgjegjësi për këtë lloj grabitjeje të popullit të saj”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

OBRM-PDUKM: Qeveria po shet lirë energjinë e tepërt në Shqipëri, ekonomia po shembet për shkak të çmimeve të larta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy