Në raportin e KE thuhet se qeveria anashkalon Ligjin për Prokurimin Publik, thonë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, prej ku shtojnë se kontratat në katër sy e hanë sistemin.

Komisioni Evropian, sipas OBRM-PDUKM-së, vëren se autoritetet duhet të prezantojnë masa më efektive kundër korrupsionit gjatë gjithë ciklit të prokurimit.

“Raporti e identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike. Aty thuhet qartë: Dhënia direkte e kontratës për ndërtimin e Korridorit VIII dhe X-d ngre shqetësime sepse e përjashton projektin nga zbatimi i ligjit të prokurimit publik. Anashkalimi i ligjit të prokurimit publik, administrata e pareformuar dhe gjyqësori i korruptuar po rrëzojnë vendin. Me LSD dhe BDI, Maqedonia mori raportin më të keq në ekzistencën e saj”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së identifikon qartë marrëveshjen e autostradës si problematike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";