OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së tregoi paaftësinë e pushtetit në çdo sferë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se raporti i fundit i KE-së tregoi paaftësinë e pushtetit në çdo sferë.

Nga kjo parti thonë se raporti tregon se nuk është bërë asnjë progres në zbatimin e rekomandimeve të Zyrës për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut OSBE (ODIHR) dhe Komisionit të Venecias.

“KE thekson se qeveria përdor në mënyrë të tepruar procedura të shpejta për miratimin e ligjeve, duke përfshirë përdorimin e të ashtuquajturit flamur evropian, i cili nuk jep mundësi që zgjidhjet ligjore të kalojnë në debat cilësor. Nuk ka progres në fushën e administratës publike, reforma e së cilës, siç shkruhet në Raport, ka nisur 5 vite më parë, por ende nuk ka progres”.

“Nuk ka progres në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të drejtave themelore. Shkarkimi i diskutueshëm i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor ka ngritur shqetësime për ndikime të panevojshme politike. Mungesa e reformave rezulton në mungesë progresi në luftën kundër korrupsionit. Dhe vihen re qartë ndryshimet në Kodin Penal, të cilat mohojnë punën e organeve në të ardhmen për ndjekjen dhe sanksionimin e veprave penale”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

The post OBRM-PDUKM: Raporti i KE-së tregoi paaftësinë e pushtetit në çdo sferë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy