OBRM-PDUKM: Regjistrim i popullsisë i pakompletuar nga LSDM dhe BDI

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se qeveria LSDM – BDI zbatuan regjistrim të pakompletuar.

“Dëshmi për këtë është edhe numri prej 7.2% ose mbi 132 rezidentë për të cilët ESHS krahas gjithë mekanizmave nuk arriti ta definojë përkatësinë etnike. ESHS nuk ka dashur dhe jo se nuk ka mundur ta vërtetojë përkatësinë etnike. Bëhet fjalë për rezidentë të cilët pjesa më e madhe janë nga Aerodromi, Gjorçe Petrovi, Qendër, Manastir, Veles, Kavadar, Koçani, Ohër, Prilep, Strumicë dhe Shtip”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, përgjegjësia nga ky regjistrim jo i plotë bie te LSDM dhe ESHS.

“Numrat e regjistrimit janë dëshmi për dështimin e regjistrimit dhe kemi operacion statistikor me shumë vërejtje, shumë politikë”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se me hyrjen në qeveri, ata do të zbatojnë regjistrim elektronik sipas standardeve evropiane./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Regjistrim i popullsisë i pakompletuar nga LSDM dhe BDI shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy