OBRM-PDUKM: Rritja e çmimit të qeseve plastike në kohë krize është edhe një masë e paarsyeshme e qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Masa e re për rritjen e çmimit të qeseve plastike është e pjesshme dhe nuk do ta zgjidhj problemin me ndotjen”.

“Në kohën e inflacionit të madh në shtet, krizë energjetike, në vend të masave për ndihmë ndaj ekonomisë dhe qytetarëve, qeveria sjell masa që janë haraç i ri për qytetarët”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre kjo masë nuk do ta zvogëlojë ndotjen në Maqedoni për shkak se ndotësit më të mëdhenj janë kapacitetet industriale të cilët nuk resektojnë ligjet dhe nuk ka mbikëqyerje të institucioeve.

“Askund nuk është gasifikimi i shtetit dhe masat e paralajmëruara për uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësim të mjedisit jetësor. Problemi i ndotjes së ajrit duhet të zgjidhet në mënyrë sistematike. Qeveria në vend që t’i fillojë problemet me ndotjen e ajrit nga ndotësit më të mëdhenj, ata ndaluan përdorimin e qeseve plastike”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Rritja e çmimit të qeseve plastike në kohë krize është edhe një masë e paarsyeshme e qeverisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy