OBRM-PDUKM: Rritjen e çmimit të ngrohjes e kemi paralajmëruar para disa muajsh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM ka reaguar për rritjen e sotme të çmimit të ngrohjes. Sipas partisë më të madhe opozitare, “në kushtet kur qytetarët mezi ia dalin me bukën e gojës, kur çmimet e produkteve në markete janë ngritur deri në qiell, tashmë po dorëzohet një rritje e re që do të godasë xhepat e njerëzve.

“Edhe pse OBRM-PDUKM para disa muajsh paralajmëroi se do të ketë goditje të tillë çmimesh dhe rritje të ngrohjes, qeveria e Zaevit nuk ka ndërmarrë asgjë. Tani papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e qeverisë duhet ta paguajnë qytetarët”, thonë nga atje.

Sipas tyre, “është tragjike që Bislimovski kërkon ndihmë nga Qyteti i Shkupit dhe vetëm para disa muajsh për shkak të Komisionit Rregullator qyteti dhe vetë komunat e tjera përballen me fatura 5-6 herë më të larta të rrymës dhe mezi i mbulojnë vetë shpenzimet.

“Në gjithë këtë ka ngecur edhe Qyteti i Shkupit me një borxh prej mbi 160 milionë euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Shilegovit. Kjo është hipokrizia e zaevizmit që populli e paguan shtrenjtë nga xhepi i tij”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Advertisement

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimovski sot njoftoi se faturat e ngrohjes në muajin janar në Shkup do të jenë më të larta për 14% për shkak të rritjes së çmimit të gazit natyror në treg./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Rritjen e çmimit të ngrohjes e kemi paralajmëruar para disa muajsh shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy