OBRM-PDUKM: Sekuestrimi i pronave është një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Mile Lefkov, akuzohet për aktgjykimin në rastin “Talir 2” dhe sekuestrimin e selisë së partisë si tentim për të heshtur opozitën.

Ai theksoi se e gjithë kjo tregon për një rast të montuar politikisht.

“Jemi dëshmitarë se çfarë vendimi politik mori gjykata kur vendosi sekuestrimin e selisë së partisë dhe një pjesë të pasurisë së partisë. Precedent i paprecedentë në një vend demokratik, gjegjësisht në gjyqin e individëve të sekuestrohet një pasuri e tillë që është fituar me vite dhe nuk mund të trajtohet si pronë e Gruevskit apo e Sekretarit të Përgjithshëm Bozhinovski. Vetë kapja tregon një proces të montuar politikisht që ka vetëm një qëllim, dhe ai është të heshtë opozitën,” tha Lefkov.

Deputeti Lefkov shtoi se komunikimi mes pushtetit dhe opozitës është tërësisht i ndërprerë dhe se dialogu zbret vetëm në tentativa për diskreditimin e partisë opozitare./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Sekuestrimi i pronave është një përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy