OBRM-PDUKM: Stevo Pendarovski është simbol i konfuzionit dhe ndryshimit të qëndrimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stevo Pendarovski është simbol i konfuzionit dhe ndryshimit të qëndrimeve. Dikur Pendarovski siguroi se kushtet për hyrje në Bashkimin Evropian do të jenë kriteret e Kopenhagës, e jo çështjet bilaterale dhe historia. Por në vend të kësaj, ai dhe LSD pranuan qëndrime poshtëruese për Maqedoninë në të cilat interpretimet historike të Bullgarisë do të jenë vendimtare në përcaktimin e integrimit evropian të Maqedonisë, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Përkatësisht, siç ka komentuar vetë Pendarovski, nëse anëtarët e komisionit të përzier historik me Bullgarinë nuk pajtohen për një person apo ngjarje të caktuar nga historia e Maqedonisë, atëherë do të ketë veto dhe bllokadë të re.

Kjo deklaratë është bërë në korrik 2022. Nëse Pendarovski është i vetëdijshëm për këtë, atëherë lind pyetja pse Maqedonia pranon të hyjë në negociata të pafundme në të cilat do të shantazhohet nga Komisioni historik me Bullgarinë?”, thonë nga OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM: Stevo Pendarovski është simbol i konfuzionit dhe ndryshimit të qëndrimeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy