Nga OBRM-PDUKM thonë se për ta, Talat Xhaferi nuk është i denjë për postin e kryeministrit në qeverinë teknike.

Nga OBRM-PDUKM, mes tjerash thonë se Xhaferi ka dezertuar nga Armata e Maqedonisë në vitin 2001, pas çka i është bashkëngjitur strukturave të UÇK-së.

“Dimitar Kovaçevski dhe LSD janë partnerë pakicë në qeverinë e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Me mbështetjen e tij që Talat Xhaferi të jetë kryeministër, Kovaçevski konfirmoi atë që OBRM-PDUKM e ka thënë vitet e fundit, se është i gatshëm të pranojë gjithçka që BDI-ja dhe Ahmeti i ofrojnë, vetëm për të vazhduar bizneset dhe krimin. Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit teknik të qeverisë.

Talat Xhaferi nuk mund të pritet që të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, sepse si kryetar i Kuvendit ka shkelur Rregulloren dhe procedurat, ka mbyllur derën e seancës plenare që të mos lejohen të flasin deputetët e tjerë dhe me këtë ka shkelur demokracinë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Xhaferi nuk mund të jetë kryeministër sepse dezertoi nga Ushtria e Maqedonisë në vitin 2001. Xhaferi nuk mund të jetë kryeministër sepse bllokoi ligjin për “branitellët” maqedonas.

Talat Xhaferi është i padenjë për këtë pozitë sepse i gjithë opinioni në Maqedoni e dëgjoi se si ai iu drejtua parlamentarëve me sharje, fyerje dhe kërcënime. Në çdo vend normal, Xhaferi tani do të ishte dërguar në pension politik, e jo të emërohej kryeministër teknik i Maqedonisë. Vetëm dezertori Kovaçevski mund të pranojë një tjetër dezertor si Talat të menaxhojë qeverinë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";