Gjatë konferencës së djeshme për media ku Arben Taravari njoftoi për vendimin e partisë, tha se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balancuesit” dhe akuzoi se ka tendencë për margjinalizimin e shqiptarëve.

Por, sipas OBRM-PDUKM-së, Taravari ka marrë pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e qeverisë, por në ato takime ai asnjëherë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për rregullimin e balancuesit.

“Nuk ka folur dhe as nuk e ka dëgjuar dikush ndonjëherë të flasë për eurointegrimet, se janë bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarisë, i krijuar pikërisht nga ata në përqafimin e të cilit po shkon tani. Por, e dimë se është interesuar për koncesionarin e parkingut të Qendrës Klinike – Gjoka, sepse u eliminua nga loja.

Ai ishte shumë i interesuar për Artan Grubin, Zoran Zaevin dhe bizneset e tyre, si dhe për çështje të rëndësishme për BDI-në”, ka deklaruar Valentin Manasievski, OBRM-PDUKM.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin appeared first on Telegrafi.