OBRM-PDUKM: Të gjitha çmimet e produkteve janë rritur, në vend sot kemi varfëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM akuzoi se në Maqedoni për shkak të paaftësisë së LSDM-së kemi stagflacion real, inflacioni është në enorme 6.7%, ndërsa prodhimi është në rënie.

“Vetëm në 48 ditët e para, qeveria ka bërë një deficit buxhetor prej 164 milionë eurosh, që është 30% e deficitit të parashikuar për gjithë vitin. Kjo do të inicojë ribalancim dhe një huamarrje të re, e cila do të duhet të shlyhet nga fëmijët që ende nuk janë lindur. Me një fjalë nuk ka asnjë produkt çmimi i të cilit nuk është rritur në mënyrë dramatike.

Çmimet po rriten, po ashtu edhe kostot e jetesës dhe qeveria refuzon të rrisë pagat, madje paga minimale që është rritur është një lloj nivelizimi, sepse inflacioni ka ngrënë prej kohësh pagën minimale.

Në Maqedoni sot kemi varfëri. 500.000 njerëz jetojnë me 150 denarë në ditë”, thuhet e deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Të gjitha çmimet e produkteve janë rritur, në vend sot kemi varfëri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy