OBRM-PDUKM: Të kërkohen garanca nga institucionet evropiane për gjuhën dhe identitein maqedonas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kovaçevski sot duhet të dorëhiqet, BDI-ja është jashtë pushtetit, kurse OBRM-PDUKM-ja ofron plan konkret për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe dalje nga qorrsokaku eurointegrues. Kështu thonë nga OBRM-PDUKM-ja në vigjilje të mbledhjes së kryesisë së ngushtë të LSDM-së të caktuar për sot në mesditë.

“Doli në dritë se gjatë gjithë kohës kanë gënjyer opinionin e vendit dhe atë ndërkombëtar se kanë shumicën prej 2/3 për ndryshime kushtetuese. Fatkeqësisht viktimat më të mëdha të politikës së tyre janë Maqedonia dhe populli”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

OBRM-PDUKM propozon të kërkohen garanca nga institucionet evropiane për gjuhën dhe identitetin maqedonas, të kërkohet pako financiare për mbështetje të ekonomisë maqedonase, kurse ndryshimet kushtetuese do të hynin në fuqi para hyrjes në BE, kurse Bullgaria të zbatojë tre nga shumë aktvendimet e Gjykatës së Strazburgut.

“OBRM-PDUKM vlerëson se një nga momentet kyçe për relaksimin e marrëdhënieve në shoqërinë maqedonase është mbajtja e zgjedhjeve këtë vjeshtë, për çka janë propozuar tre data. Qeveria kalimtare deri në zgjedhje të jetë pa BDI-në. Qeveria kalimtare nuk do të thotë amnistimin e krimit të LSDM-BDI”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Advertisement

OBRM-PDUKM: Të kërkohen garanca nga institucionet evropiane për gjuhën dhe identitein maqedonas shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy