OBRM-PDUKM të marrtën do të dorëzoj në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e Filipçes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së në seancën kuvendore të së martës do të dorëzojnë propozim/vendim për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

“Në periudhën e ardhshme OBRM-PDUKM-ja do të merr shumë hapa. Deri të marrtën ministri i shëndetësisë duhet të deponoj dorëheqjen në Kuvend, në të kundërtën grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së do të dorëzoj propozim/vendim për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë dhe zëvendësit të tij.

Propozim vendimet për shkarkim do të dorëzohen të martën para fillimit të seancës së caktuar, që të mund të futen në rendin e ditës”, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili njëherit parashtroi edhe shumë pyetje rreth aksidentit tragjik në spitalin modular në Tetovë, me çrrastë mbetën të vdekur 14 persona dhe 12 të lënduar.

“Në cilën mënyrë dhe me çfarë kualiteti u ndërtuan spitalet?

Advertisement

A kanë leje për përdorim spitalet modulare?

A kanë sistem kundër zjarrit?

Pse u lejuan familjarët të kujdesen për të sëmurët, a thua mungon personeli mjekësor?”, pyeti Mickovski.

 

Advertisement

OBRM-PDUKM të marrtën do të dorëzoj në Kuvend propozim-vendim për shkarkimin e Filipçes shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy