OBRM-PDUKM thotë se Ahmeti ka numërator parash në seli, reagon BDI: Nuk është e vërtetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM gjatë ditës së sotme ka reaguar sërish ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti se në zyrën e tij posedon numërator parash.

“BDI-ja nuk duhet ta monopolizojë rolin e saj tek shqiptarët, sepse nëse shqiptarët do të ishin vërtet të rëndësishëm për BDI-në, nuk do t’i kishin vjedhur me tenderë dhe krim, siç bën LSDM në nivel të të gjithë shtetit. Sa herë që Ahmeti do që t’i bëjë ballë faktorit ndërkombëtar, menjëherë heq dorë nga Kosova, ndërsa sa herë kur duhet të vjedhin të kurdisin tenderë sy në sy, flasin publikisht për patriotizëm. Në zyrën e cilit lider në botë, në vend të librave, ka një makinë për numërimin e parave, siç është rasti me Ali Ahmetin. Kjo është dëshmi se as nuk u interesojnë të drejtat, as nuk kanë ndjenjën e kujdesit për popullin, por vetëm për tenderë dhe marrëveshje në katër sy”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

Ndaj reagimit të OBRM-PDUKM-së, BDI përmes një komunikate e cilësojnë komunikatën si lajm i rremë që ka për qëllim defaktorizimin institucional të shqiptarëve dhe defokusimin e opinionit nga prioritetet e zhvillimit dhe eurointegrimit.

“Sa i takon “numëratorit të parave”, opinioni tashmë e di se fotografia e kryetarit Ali Ahmeti është realizuar në zyrat e një kompanie në Republikën e Kosovës dhe kjo u konfirmua me reagime nga vetë udhëheqësit e asaj kompanie”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM thotë se Ahmeti ka numërator parash në seli, reagon BDI: Nuk është e vërtetë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy