OBRM-PDUKM thotë se narko-bosët e Ballkanit kanë pasaporta të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare OBRM-PDUKM publikoi dokumente se si disa persona të dyshuar për krim të organizuar në rajon kanë marrë dokumente identifikimi dhe udhëtimi të Maqedonisë së Veriut. Sipas dosjes së tyre, njëri nga kokat e mafies turke Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë të nxjerr nga Stacioni policor në Draçevë.

Sipas OBRM-PDUKM-së, ai me identitet të rremë, sipas dokumenteve sikur Xhadin Ademovski, me adresë në Shkup, ka qëndruar dhe vepruar ilegalisht për një kohë të gjatë brenda territorit, deri në arrestimin e tij më 18 janar, pas çka u ekstradua në Kosovë pasi që ai posedonte edhe shtetësi kosovare.

“Peker, katër ditë pasi që u ekstradua nga Maqedonia në Kosovë, u kthye në vend më 21 Janar, ku edhe mori letërnjoftim me emrin Xhadin Amedovski në stacionin policorë të Draçevës. Mediat në Turqi e kanë përshkruar Pekerin si bos i mafisë turke, i dënuar për reket, vrasje me pagesë në Rumani dhe vende tjera”, thonë nga partia opozitare.

Dje nga kjo parti gjatë një takimi me gazetarët thanë se bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal që ka ndërhyrë edhe në organet e shtetit duke nxjerr dokumente me identitete të rreme të së paku 200 personave nga nëntoka e rajonit, por edhe nga Amerika Jugore dhe Kontinenti Aziatik. “Edhe bosi i klanit serb të ashtuquajtur “Shkallarski” Jovan Vukotiq, posedon pasaportë maqedonase me identitet të rremë si Gjorgji Andonov, të nxjerr në SPB Shkup në 2017, me të cilin ka udhëtuar në disa shtete të Evropës”, thonë nga partia e Mickovskit.

Advertisement

OBRM-PDUKM thotë se narko-bosët e Ballkanit kanë pasaporta të Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy