Nga OBRM-PDUKM-ja sot përmes një kumtese kanë reaguar ndaj Qeverisë në lidhje me krizën ekonomike në vend.

OBRM-PDUKM kërkon nga ekzekutivi që të vazhdohet masa 0% TVSH ndaj produkteve bazë të ushqimit deri në dhjetor të vitit 2022.

“Prej sot qytetarët po përballen me një tronditje të re të çmimeve. Nga sot, çmimet e produkteve ushqimore bazë janë shtrenjtuar për shkak se qeveria nuk e ka zgjatur afatin e vendimit për TVSH 0% për produktet ushqimore bazë në një kohë të rritjes së madhe të çmimeve dhe inflacionit dyshifror.

Edhe pse, norma jonë e inflacionit është një nga më të lartat në Evropë. Populli është i uritur ndërsa qeveria nuk ka asnjë ide dhe plan se çfarë të bëjë. Pagat janë zhvlerësuar plotësisht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo që mund të blihej për një muaj me një rrogë, tani nuk mund të mbulohet as me dy rroga”, thuhet mes tjerash në reagimin e OBRM-PDUKM-së.

The post OBRM-PDUKM: Tronditje e re e çmimeve, pse Qeveria nuk i vazhdoi masat? appeared first on Telegrafi.