Sllaveski i OBRM-PDUKM-së: Masat e Qeverisë nuk premtojnë ulje të çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sllaveski i OBRM-PDUKM-së: Masat e Qeverisë nuk premtojnë ulje të çmimeve

Për OBRM-PDUKM-në masat e Qeverisë nuk garantojnë uljen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera. Madje nga kjo parti alarmojnë për rritjen e inflacionit.

“Në vend që të pranohet propozimi për uljen e akcizës për derivatet e naftës, siç propozoi OBRM-PDUKM, dhe sipas të cilit prej nesër do të ulej çmimi i benzinës për 13 dhe i naftës për nëntë denarë, kryeministri Kovaçevski sot propozoi një model të komplikuar për uljen e akcizës, që jo vetëm që nuk e kuptoi opinioni, por as nuk garanton se do të kontribuojë në uljen e çmimit të karburanteve me pakicë”.

“Çfarë të thuhet për masën e uljes së TVSH-së për ngrohjen qendrore, energjinë elektrike dhe disa lloje të ushqimeve bazë. Nëse masa e uljes së akcizës është shumë e vogël, kjo ulje e TVSH-së sigurisht që është e vonuar”, deklaroi Trajko Sllavevski nga OBRM-PDUKM.


Maqedoni: Këto janë 26 masat e miratuara nga Qeveria për zbutjen e krizës së çmimeve

Advertisement

 

Sllaveski i OBRM-PDUKM-së: Masat e Qeverisë nuk premtojnë ulje të çmimeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy