Nënkryetari i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se nuk ka bisedime të fshehta me Bullgarinë, as skenarë dhe as negociata për gjuhën dhe identitetin.

Filipçe sikur kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev thotë se nuk i kupton veprimet e partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM.

Ai potencoi se OBRM-PDUKM është ftuar në MPJ, që sipas tij, është edhe një dëshmi se nuk ka asgjë të fshehtë.

“Gjithçka është transparente. Asnjë akt, asnjë dokument, asnjë negociatë nuk është e fshehtë dhe ky është vendimi i kësaj qeveria. Gjithçka është publike dhe transparente. Për Marrëveshjen e Prespës kishte referendum. Çfarë u fsheh atëherë? OBRM-PDUKM duhet të japë përkrahje për proceset që përfundojnë rrugën drejt eurointegrimeve”, tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkaq, OBRM-PDUKM edhe sot protestoi me bllokim të rrugëve në Shkup dhe disa qytete tjera. Ata paralajmëruan protesta edhe për ditën e nesërme, ndërkaq nuk përjashtojnë vazhdimin e këtyre protestave gjatë javës së ardhshme./Telegrafi/

OBRM-PDUKM vazhdon me protesta, Filipçe thotë se nuk ka fshehtësira në bisedimet me Bullgarinë shkruan Telegrafi.