OBRM-PDUKM: Filipçe fsheh numrin e të vdekurve nga COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpërmjet një njoftimi, OBRM-PDUKM thotë se në Maqedoni në 100 mijë banorë me coroanvirus humbin jetën 482 persona dhe këtë e publikoi Instituti amerikan “Health data”.

“Instituti amerikan analizon se numri i të vdekurve është dyfish më i madh se sa numri zyrtar për të cilën informojnë autoritetet në Maqedoni. Do të thotë se Filipçe jo vetëm që nuk bëri asgjë në luftën me coronavirusit, por i fsheh numrat e të vdekurve”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se për çdo ditë ka më shumë se 10 pacientë të vdekur edhe pse numrat me raste të reja dhe hospitalizime po bien.

“Edhe sipas Worldmeters, Maqedonia ndodhet në listën botërore ku numri i të vdekurve është e katërta në botë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement

OBRM-PDUKM: Filipçe fsheh numrin e të vdekurve nga COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy