Vetë Mile Jovanovski, babai i Bojan Jovanovskit, tha se Zoran Zaev ishte ulur në krye të rrjetit të “Haraçit”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

“Ai theksoi se Zaev ka urdhëruar dhe menaxhuar prokurorinë dhe gjyqësorin. Jovanovski tha se Zaev ka dërguar mesazhe me urdhra se kujt i janë kthyer pasaportat. Në të njëjtën kohë, ai dëshmoi se si i kishte thënë Zaevit dhe e paralajmëroi Bojan Jovanovskin se ndaj tij është raportuar një rast haraçi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje shtojnë se nëse kjo është e vërtetë do të thotë se as reketimi nuk ka qenë i mundur pa Zaev dhe as drejtësia me Vilma Ruskovskën.

Nga OBRM-PDUKM vlerësojnë se pas dëshmive të Mile Jovanovskit në “Haraç”, pyetja kryesore është se pse prokuroria nuk i ka thirrur në pyetje Ruskovskën dhe Zoran Zaev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Ruskovska të merren në pyetje pas dëshmisë së babait të “Boki-13” shkruan Telegrafi.