OBRM-Popullore: Paga minimale të rritet menjëherë në 16.000 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga partia OBRM-Popullore thonë se po përcjellin me vëmendje diskutimin ndërmjet Lidhjes së Sindikatave, Qeverisë dhe Organizatës së Punëdhënësve dhe në këtë drejtim mendon se nuk është mirë të acarohen edhe më tej marrëdhëniet por të kërkohet një zgjidhje kompromisi.

“OBRM-Popullore, duke vlerësuar kushtet e vështira sociale të rritura me normën e inflacionit dhe rritjen e çmimeve, dhe në anën tjetër gjendjen jo aq të mirë të ekonomisë maqedonase, jep propozimin e mëposhtëm.

Paga minimale duhet të rritet menjëherë në 16.000 denarë, dhe në të njëjtën kohë pas gjashtë muajsh të arrihet marrëveshje për rritje të re në 18.000 denarë.

“Shpresojmë që propozimi ynë të analizohet me kujdes”, thonë nga OBRM-Popullore.

Advertisement

OBRM-Popullore: Paga minimale të rritet menjëherë në 16.000 denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy