OBSH dërgon në Maqedoninë e Veriut frigoriferë dhe teste të shpejta për Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dërguar ndihmën e radhës për sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.

Kështu, Institucioni i Shëndetit Publik (ISHP) ka pranuar një donacion prej mbi 100 mijë dollarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 20 mijë teste të shpejta për Covid-19, tre frigoriferë -30 gradë celsius dhe dy -86 gradë celsius.

Këto frigoriferë mund të ruajnë deri 352 mijë vaksina. Drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti tha se kjo ndihmë është mjaft lehtësuese dhe ndihmon në zbulimin e shpejtë të covid-19 te pacientët./Telegrafi/

Advertisement

OBSH dërgon në Maqedoninë e Veriut frigoriferë dhe teste të shpejta për Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy