Oda e Mjekëve në Maqedoni kërkon masa të reja kufizuese: Ndodhemi në situatë serioze

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Oda e Mjekëve ka bërë thirrje që Komisioni për Sëmundje Infektive seriozisht ta merr parasysh vendosjen e masave të reja kufizuese ose protokolleve.

Ata thonë se kapacitetet e spitaleve janë thuajse të mbushur, ndërsa numri i ulët i punonjësve shëndetësore, ndikon në cilësinë e shërbimit shëndetësor që e marrin pacientët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi të vetëdijshëm për faktin se këto masa nuk dëshirohen, por janë në interes të ruajtjes së kapaciteteve spitalore dhe ruajtjes së shëndetit publik. Si punonjës shëndetësor profesional, theksojmë që vendosja e masave të reja është më shumë se e nevojshme”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Gjithashtu ju bënë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës në të cilën ndodhemi dhe me kontribut të përbashkët të ndihmojnë në luftën për ruajtjen e shëndetit.

Advertisement

“Megjithatë mjekët, si punonjës profesionist, në radhë të parë e kanë kujdesin ndaj pacientëve, pasi kjo është sfida që e kanë zgjedhur”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Oda e Mjekëve në Maqedoni kërkon masa të reja kufizuese: Ndodhemi në situatë serioze shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy