Oda Ekonomike në Maqedoni: Nuk ka rezultat nga subvencionet, bujqësisë i nevojitet prerje e thellë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pothuajse një miliard euro nga subvencionet bujqësore të shpenzuara në vitet e fundit nuk kanë dhënë rezultate. Prodhimi i grurit është i paqëndrueshëm, rendimentet janë nën katër tonë për hektar, varietetet e farës janë të dobëta dhe teknologjia është e vjetërsuar. Blegtoria është në rënie, importet janë rritur, nga një prodhues tradicional i qumështit, vendi sot është një importues i madh.

Këto janë vetëm disa nga vlerësimet e Odës Ekonomike të Maqedonisë për gjendjen aktuale në sektorin e bujqësisë. Oda sot në konferencë për shtyp doli me masa konkrete të cilat, siç u tha, “synojnë një prerje drastike të thellë dhe serioze.

Është e radhës, tha Vasko Ristovski nga Oda të kalojmë nga bujqësia tradicionale në atë profesionale, që të filtrohen të vërtetët nga kinse fermerët. Këtë duhet ta mbështesë gjithashtu shteti. Një sërë masash të koordinuara do të duhet të miratohen që të nisim në rrugën e duhur.

Shpërndarja e subvencioneve, jo sipas zonës, por për kilogram të dorëzuar të produktit në objektet e regjistruara të përpunimit, ndryshimi i asortimentit, konsolidimi i tokës, infrastruktura dhe digjitalizimi i zonave rurale, formimi i kooperativave si dhe mbështetja e kompanive të mëdha, janë rekomandimet kryesore të Odës ekonomike për zhvillimin e bujqësisë.

Advertisement

“Nga 20 milion euro mbështetje në 2006 deri në pothuajse 200 milionë sot, gati një miliard euro janë shpenzuar për bujqësi, por rezultatet janë shkatërruese. Mënyra e subvencionimit duhet të ndryshohet në mënyrë që të dallohen përfundimisht fermerët e vërtetë, profesionistët, nga ata që marrin mbështetje, por nuk bëjnë asgjë për ta zhvilluar prodhimin. Ne duhet të bëjmë një prerje për disa gjëra, të cilat mund të jenë të dhimbshme, por vetëm për një kohë të shkurtër fermerët do të ristrukturohen dhe ne do të shkojmë në drejtimin e duhur nëse duam të lëvizim drejt BE-së. Ka qenë mjaftueshëm prodhimi tradicional, duhet të mbështeten prodhuesit profesional të orientuar drejt biznesit”, tha Ristovski.

Oda beson se edhe segmentet e tjera të sektorit agrar nuk janë më pak të rëndësishme.

“Është e nevojshme zgjidhja ndërhyrëse në problemet thelbësore në industrinë e qumështit dhe mishit, bluarjes dhe prodhimit të verës që të ruhet bagëtia dhe vreshtaria. Vetëm atëherë mund të mendojmë për masa stimuluese që do të sjellin rritje”, tha Ristovski.

Në pyetjen e gazetarlve në lidhje me shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit – masë e paralajmëruar nga Kryeministri, Zoran Zaev, Ristovski u përgjigj se në këtë rast duhet të dihet mënyra dhe parimet e sakta me të cilat do të kryhet ky proces.

Advertisement

“Që kur u ngrit kjo çështje, shtatë apo tetë vjet më parë, Oda ishte e qartë se si shitet toka, sipas të cilave rregulla dhe si duhen mbrojtur të drejtat e shtetit duke i përmendur përvojat më të mira. Nuk duhet të ketë politikë dhe lojëra të tjera. Toka, si në shpërndarje ashtu edhe në shitje, duhet t’u jepet profesionistëve, të përfundojë në duart e duhura – te ata që do ta punojnë atë, për fermerët profesionistë. Çdo ridestinim dhe shpërndarje tjetër nuk do të japë efekt dhe do të jetë një masë e humbur”, ka thënë Ristovski.

Ai gjithashtu informoi në konferencën për shtyp se kompanitë nga agro sektori pas muajve të parë të krizës së koronës kur u anuluan shumica e porosive, ngadalë po konsolidohen. Me rimëkëmbjen e tregut evropian, ata janë përsëri në rrugën e duhur.

Oda Ekonomike në Maqedoni: Nuk ka rezultat nga subvencionet, bujqësisë i nevojitet prerje e thellë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy