ODIHR do ta kumtojë vlerësimin preliminar për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të ODIHR, në rrethin e dytë e përbënin 23 vëzhgues nga 13 vende.

Me vlerësim preliminar Misioni ODIHR doli pas rrethit të parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor, në të cilën theksohet se Zgjedhjet lokale ishin në frymën garuese, me respektimin e lirive themelore, por se janë të nevojshme reforma thelbësore sa i përket legjislacionit zgjedhor.

Misioni shënoi mes tjerash edhe probleme të shpeshta me pajisjet për identifikim biometrik të votuesve në vetë ditën e zgjedhjeve që për herë të parë ishte sjellë në këto zgjedhje. Edhe pse hapi i këtillë në përgjithësi ishte përshëndetur nga shumica e partive politike si masë për parandalimin e mashtrimit, sipas ODIHR, në kornizën kohore për zbatimin e saj si masë për parandalimin e mashtrimit, sipas ODIHR, në kornizë kohore për zbatimin e saj në nivel nacional mungonte pilot projekt ose testim gjithëpërfshirëse.

Qëllim i monitorimit është vlerësimi deri në cilën shkallë zgjedhjet mbahen në përputhje me angazhimet e OSBE dhe standardeve të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin nacional.

Advertisement

Misioni vëzhgues i ODIHR në vend e filloi punën e tij më 7 shtator me ekip prej 16 ekspertëve dhe 165 vëzhguesve nga 29 vende.

ODIHR do ta kumtojë vlerësimin preliminar për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy