minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ohër, Prokuroria parashtron aktakuzë për dhunë ndaj vllezërve Useini - Struga.info


Ohër, Prokuroria parashtron aktakuzë për dhunë ndaj vllezërve Useini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur propozim- akuzë kundër vëllezërve Nefi dhe Ibro Useini për veprën penale- “Dhunë”.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Useini më 18 gusht, me marrëveshje paraprake, kanë kryer dhunë të rëndë ndaj një personit, ku te mysafirët e pranishëm dhe punonjësit në hotel kanë shkaktuar ndjenjë pasigurie dhe frikë.

Prokuroria Themelore Publike, gjithashtu pranë Gjykatës Themelore të Ohrit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për biznesmenin dhe këshilltarin e BDI-së në Ohër dhe vëllain e tij për shkak të rrezikut për arratisje.

Masa e parë e paraburgimit prej 8 ditëve skadon nesër. Hapi i Prokurorisë vjen pasi gjykata e Ohrit ka pranuar kërkesën e vëllezërve Useini të mbrohen në liri me kaucion prej 15.000 euro për të dytë, por gjykata e Apelit në Manastir e ktheu vendimin në rishqyrtim.

Advertisement

The post Ohër, Prokuroria parashtron aktakuzë për dhunë ndaj vllezërve Useini appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy