Ohri gjysmë i zbrazur për natën e Vitit të Ri, në qytet vërehen shumë pak turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ohri është gjysmë i zbrazur. Kjo është pamja e qendrës më të madhe turistike në vend vetëm disa orë para Vitit të Ri. Megjithëse vërehet lëvizje paksa më e madhe se zakonisht, vërehen çarshia gjysmë e zbrazur, restorante dhe kafene ku pa problem mundet të gjesh vend për t’u ulur. Anijet që organizonin lundrime nëpër liqe tani janë ankoruar në portin e qytetit. Hotelet janë ose të mbyllura ose kanë pak mysafirë. Në numër më të madh janë mysafirët nga vendi që në Ohër dhe rrethinë kanë apartamente.

“Ditë normale. Të thuash se ndjehet diçka më tepër, jo, asgjë!. Me gjithë këtë situatë dhe rrethana. Të gjithë e dinë se në mbrëmje do të mbyllet gjithçka”.

“Kemi shtëpi familjare në Ohër. Me bashkëshortin kemi edhe banesën tonë. Erdhëm të largohemi pak nga mjegulla e Shkupit, pak në liqenin e pastër. Do qëndrojmë tre-katër ditë, ndoshta edhe pesë, varet nga puna. Ku do e prisni Vitin e Ri? Kuptohet, në shtëpi. Nuk ndiej ndonjë lëvizje të veçantë. Qartë duket se e gjithë situata ka ndikuar te të gjithë njerëzit.”

“Njerëzit janë duke bërë pazar. Ai që ka para do të blejë, ai që nuk ka jo. A ka njerëz nga qytete të tjera? Ka pak. Normalisht, kush ka ku të shkojë, do të shkojë”.

Advertisement

Megjithatë ka edhe disa mysafirë të huaj që Vitin e Ri do e presin në Ohër.

“Ne jemi nga Ukraina. Kemi ardhur në Ohër për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet. Është qytet shumë i bukur. Do qëndrojmë një muaj sepse në Ukrainë është ftohtë, -10 gradë celsius dhe ka borë. Nuk kemi frikë nga korona virusi. Mbajmë maskë dhe nuk ka asnjë problem”, u shpreh një turist nga Turist nga Ukraina.

Hotelierët nuk e mbajnë mend Ohrin të jetë i tillë për festa, kur tradicionalisht mysafirë të shumtë kishte nga vendet e Ballkanit.

“Kam klub nate. Për shumë vite ishte brend për Ohrin. Pesë vite me radhë e rezervonin malazezët vetëm për mysafirët e tyre dhe ndalohej hyrja për tjerë. Ky vit duket si perëndim i diellit. Nuk ka askush, nuk mund të flasim për përfitime. Një ekzistencë minimale para kolapsit total”, tha Ilija Xheparoski, hotelier.

Advertisement

Nga policia thonë se do të ketë kontrolle intensive dhe do të zbatojnë plotësisht masat e sigurisë gjatë natës së Vitit të Ri në mënyrë që të ruajnë rendin dhe qetësinë publike, parandalimin e krimeve të pronës dhe rritjen e sigurisë në trafik. Megjithatë, gjithë kësaj situate atmosferë pozitive i dhanë zhytësit nga Ohri, të cilët të veshur si baba gjysh të Vitit të ri, për të 18-tën herë me radhë të parët urojnë Vitin e Ri nën ujë në Liqenin e Ohrit nga tre vende të ndryshme, në Gjirin e kockave, Trpejca dhe Shën Naum./Alsat/

Ohri gjysmë i zbrazur për natën e Vitit të Ri, në qytet vërehen shumë pak turistë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy