Ohri mbushet me turistë për festat, vërehet rritje e çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo fundjavë e zgjatur, e cila këtë vit përkon me festën e Bajramit, ka mbushur sërish Ohrin. Rritja e çmimeve të pijeve dhe ushqimeve në ambientet e hotelierisë nuk i pengon qytetarët të shijojnë fundjavën e ardhshme.

Objektet hoteliere sipas kreut të Shoqatës së Hotelierëve, Krste Bllazheski janë më të mbushura se fundjavën e kaluar të zgjatur për festat e Pashkëve.

“Ka të ftuar, mendoj se hotelet janë më të mbushura se festat e Pashkëve. Presim 60 deri në 70 për qind mbushje të hoteleve tani, ndërsa për Pashkë kapacitetet ishin rreth 50 për qind”, tha Bllazheski.

Ka një zënie të madhe në akomodim privat. E vetmja pengesë, siç theksoi Bllazheski, është parashikimi i motit dhe për shkak të reshjeve të paralajmëruara ka pasur shumë anulime.

Advertisement

“Filluan të vinin autobusët grekë, pas një grupi turqish dhe bullgarësh. Është tregues se vendet rreth nesh janë të pranishme këtu dhe me to do të mund ta kalojmë sezonin”, përfundoi Bllazheski./Telegrafi/

Ohri mbushet me turistë për festat, vërehet rritje e çmimeve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy