OKB miratoi rezolutën për “zgjidhje me dy shtete Palestinë-Izrael”, Maqedonia e Veriut votoi “e përmbajtur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka miratuar sot Rezolutën e ashtuquajtur “Zgjidhje me dy shtete” Palestinë-Izrael.

Rezoluta ishte inicuar nga Franca dhe Arabia Saudite, teka e njejta kaloi me 142 vota “për”, 10 “kundër” dhe 12 “të përmbajtur”.

Maqedonia e Veriut, ndryshe nga Serbia, Bullgaria, Kroacia dhe vende tjera europiane, votoi e “përmbajtur”.

Maqedonia u radhit në listën e shteteve si Etiopia, Republika e Kongos, Giatemala, ishujt Fixhi dhe Ekuadori.

Advertisement

Presidenti i Francës, Emanuel Makron falënderoi shtetet që votuan “për” zgjedhjen me dy shtete, ndërsa tha se është përgjegjësi e të gjithëve ne që ta bëjmë të ndodhë paqja në Lindje me dy shtete – Palestinë dhe Izrael, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “nuk do të ketë shtet palestinez”.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy